E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Berat-Dimal, humb jetën 50-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të Urës së Moravës.

Rreth orës 07:30, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin Eduart Ismaili, 50 vjeç.

Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti i drejtuar nga Ismaili është shkatërruar totalisht duke bërë që të kërkohet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga mjeti.

Eduart Ismaili është transportuar menjëherë drejt Spitalin Rajonal të Beratit për trajtim mjekësor.

Fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra, 50-vjeçai ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›