Lëvizte me armë, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi lëvizte i armatosur.
Në pranga ka rënë shtetasi Isak Mema, banues në Laknas.
Gjatë operacionit, në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte Mema.
Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
44-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./vizionplus.tv