E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Aksident në aksin rrugor nacional Lushnje-Berat në qëndër të fshatit Fier-Shegan, dy mjete janë përplasur dhe për pasojë një e moshuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin e aksidentit janë gjendur forcat e ushtrisë të cilat kanë disiplinuar trafikun deri në ardhjen e policisë rrugore në vendngjarje.

Sipas të dhënave të para, automjeti tip Benz ka përplasur automjetin tip Volkswagen nga pas. Policia e qarkullimit rrugor pritet të dokumentojë ngjarjen dhe të hedhi dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›