Aksident në aksin Fier–Libofshë, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes.
Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitali Rajonal i Fierit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas burimeve jozyrtare, gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.
/rtsh.al/