E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier–Patos! Makina përplas qytetarin me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur Portëz. Një person që po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një automjet dhe ka rënë përtokë i dëmtuar.

Shtetasi është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›