Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për Ajola Xoxën, është shtatzënë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Ajola Xoxa, duke e liruar nga çdo masë shtrënguese gjatë procesit gjyqësor.
Sipas vendimit të gjykatës, Xoxa do të gjykohet pa masë sigurie, ndërsa shkak për këtë vendim janë bërë shtatzënia dhe problemet shëndetësore të saj.
Më herët, Ajola Xoxa ishte nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, masa që tashmë janë hequr me vendimin më të fundit të GJKKO.
Vendimi vjen në kuadër të vlerësimit të rrethanave personale dhe shëndetësore të të pandehurës, ndërsa procesi ndaj saj do të vijojë në gjendje të lirë.