Aksident në aksin Fier–Patos, disa të plagosur, transportohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Kthesa e Mbyetit”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një mjet tip “Touareg”. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesit e të dy mjeteve si dhe pasagjerët që udhëtonin me to kanë mbetur të lënduar.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në këto momente nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/