Sulo: Vitet e fundit, Policia përballet me kriminalizimin e saj

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alba Alishanit në RTSH1 se vitet e fundit policia është përballur me kriminalizimin e saj.
Duke iu referuar zgjedhjes së Skënder Hitajt në krye të Policisë së Shtetit, Sulo tha se çështja e policisë ka problematikën që prej 35 vjetësh, të politizimit, “por më e rëndë akoma vitet e fundit, ndoshta që nga ’15-ta, pak më tutje, ka kriminalizimin e saj.”
“Për vitet përgjigja direkte që në Shqipëri nuk ka të bëjë profili teknik, aftësi teknike dhe aftësi profesionale.
Gjithë policia jonë, pa dyshim, unë nuk bëj asnjë ndryshim, ashtu siç kam bindje për mjekët, për mësuesit, pra për profesionet që janë në themelet e shoqërisë për shërbime, por edhe për rolin e tyre edukues, janë të kualifikuar, janë me aftësi.
Çështja e policisë, fatkeqësisht, te ne ka problematikën që prej 35 vjetësh, që thotë zoti Zogaj për politizimin, por më e rëndë akoma vitet e fundit, ndoshta që nga ’15-ta, pak më tutje, ka kriminalizimin e saj”, u shpreh Sulo.
Sulo vuri në dukje se kriminalizimi është një nga ato probleme që ka të bëjë me rendin, sigurinë dhe me institucionet.
“Dhe kriminalizimi i policisë është një nga sëmundjet, por është një nga ato probleme që ka të bëjë me rendin, sigurinë, edhe me institucionet, me bazën e këtij shteti.
Çfarë ka ndodhur me paraardhësit e z. Hita? Më jetëgjatët kanë qenë z. Ardi Veliu, katër vite, dhe pak më pak po aty edhe z.Haki Çako. Të gjithë të tjerët kanë qenë një vit, një vit e pak. Pra, është një pozicion…
Të dy janë ricikluar. Ardi Veliu është ricikluar edhe zëvendësministër, është në qeveri, çka ka dalë fare nga karriera e vetë…
Dhe së fundi është drejtor i Kajos. Pra, tregon një afërsi me qeverinë, desha të thosha, shumë të afërt. Gjithë të tjerët kanë qenë të lëkundshëm. Çfarë ka ndodhur? Kriminalizimi. Pra, aftësitë nuk diskutohen alpa. Ju me të drejtë, z. Hita ka qenë oficer policie. Kjo i thotë të gjitha”, nënvizoi më tej Sulo.
/rtsh.al/