Aksident në aksin Fier–Seman, automjeti përfundon në kanal

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur Fermë–Çlirim.
Një automjet tip “Opel” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi devijoi lëvizjen për të shmangur përplasjen me një tjetër mjet.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë, një mjet karrotrec ka tërhequr automjetin e dëmtuar, duke zhbllokuar edhe trafikun e krijuar në rrugë.
/rtsh.al/