E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Klos–Burrel, përplasen dy automjete dhe një motomjet, 2 të lënduar në spital

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 11:30, në aksin Klos–Burrel, ku janë përplasur dy automjete dhe një motomjet.

Sipas informacionit paraprak nga policia, në aksident janë përfshirë mjetet e drejtuara nga shtetasit G.N., S.S. dhe Xh.T. Si pasojë e përplasjes, dy persona, G.N. dhe Xh.T., kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›