E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkak parakalimi i gabuar, përplasen dy makina në Bypass-in e Vlorës

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Bypass-in e Vlorës.

Mësohet se një makinë tip “Benz” është përplasur me një automjet tip “Volkswagen Passat”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse.

Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›