Aksident në aksin Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, 11 gusht, në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob. Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin V. Rr., dhe një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. C.
Si pasojë e përplasjes, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin tip “Audi” janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve, dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, testet e alkoolit të kryera ndaj të dy drejtuesve kanë rezultuar negative, me nivel 0.00 mg/l. Policia vijon verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/