E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje kritike

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh, ku një automjet tip Volkswagen Touran ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në mjet udhëtonin tre persona: drejtuesi i automjetit, një grua dhe një i mitur.

Si pasojë e aksidentit, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve nga spitali, gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje kritike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›