Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një i vdekur, një i plagosur
Në orët e para të mëngjesit, një automjet tip “Benz” me targa AA 343 IB me të cilin udhëtonin dy persona, në aksin rrugor Levan-Tepelenë pranë fshatit Poçem, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës. Nga përplasja, ka gjetur vdekjen 25-vjeçari Edion Haliti dhe është plagosur shtetasi 37-vjeçar Elton Lamaj.
Mbrojtësja metalike ka hyrë brenda mjetit, duke i prërë gjymtyrët e poshtme viktimës dhe të plagosurit. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit dhe pritet të transportohet me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Mësohet se të aksidentuarit janë nga komuna e Levanit. I plagosuri Elton Lamaj është punonjës i FNSH-së në Fier. Policia ka mbërritur në vëndngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit ka qënë shpejtësia e madhe. Aksidentet e shumta në aksin rrugor Levan-Tepelenë, e bëjnë atë një prej akseve rrugore më problematike në vend.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
