Akuzoi presidenten kroate për foto nudo, gazeta serbe kërkon falje
Vuçiçeviç është shprehur se fotot nudo nuk i përkisnin presidentes kroate Kitarovic, duke i kërkuar falje asaj
Kolinda Grabar-Kitarović është zgjedhur presidentja më e re e Kroacisë, por përzgjedhja e saj në krye të shtetit është shoqëruar me një vëmendje të madhe mediatike jo vetëm brenda vendit. Gazeta serbe “Informer” ka publikuar dje disa foto nudo të një femre për të cilën shpreheshin se ishte presidentja 46 vjeçare e Kroacisë. Artikulli i gazetës serbe nxiti menjëherë një debat të madh në Kroaci dhe Serbi aq sa kryeredaktori i saj, Dragan Vuçiçeviç u detyrua që të përgënjeshtronte lajmin. Vuçiçeviç është shprehur se fotot nudo nuk i përkisnin presidentes kroate Kitarovic, duke i kërkuar falje asaj. Artikulli është dënuar edhe nga politikanë të ndryshëm në Serbi.
Informer e ka akzuar gjithashtu presidenten Kitarovic për një lidhje dashurie me një spiun serb, gjatë kohës kur shërbente në Bruksel pranë NATO-s.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
