E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në bypass-in e Fierit-Përplasen 2 automjete. Plagosen 4 persona 2 prej tyre turistë

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua sot rreth mesditës në bypass-in e Fierit, në zonën e fshatit Mbrostar Ura.

Dy automjete që po lëviznin në të njëjtin drejtim janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë turistë të huaj.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore.

Sipas korrespodentes së RTSH-së për Fierin, Laureta Roshi, burime zyrtare nga spitali konfirmojnë se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, ekipe të policisë rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë njëkohësisht për normalizimin e trafikut në këtë segment rrugor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›