Bie zjarr në sallën e rrjetit të Policisë së Tiranës. Shkaku, shkëndija elektrike

Salla e rrjetit (network) të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dyshohet se ka shpërthyer në zjarr, si pasojë e një shkëndije elektrike.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, bëhet e ditur se falë reagimit të shpejtë, zjarri u izolua dhe u fik brenda pak minutash.
Si pasojë e incidentit janë djegur vetëm disa kabllo elektrikë, ndërsa nuk ka persona të lënduar nga ky incident.
Ndërkaq, grupi hetimor i Policisë së Shtetit po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar shkakun zyrtar të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.
Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/rtsh.al/