Aksident në fshatin Rrenas në Belsh, makina përplas për vdekje 73-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Rrenas, në bashkinë Belsh.
Drejtuesi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
DVP Elbasan/Informacione paraprake
Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/