E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në hyrje të Korçës, 3 anëtarë të një familje përfundojnë në spital

Një aksident është shënuar këtë mbasdite në aksin nacional Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një mjet tip “Opel Corsa” duket se ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip “BMW”.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 pjesëtarë të një familje, babai dhe dy fëmijët e mitur

Është bërë me urgjencë transportimi i tyre drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm ndërsa dy të miturit ndodhen në pediatrinë e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›