“Mos më provoko më”/ Përplasje Rama-Spiropali, çfarë ndodhi në mbledhjen e PS

Ka përfunduar pas 6 orësh mbledhja e grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave.
Në mbledhje ka patur edhe një moment tensioni mes kryeministrit Rama dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se në momentin kur po raportonte mbi strategjinë e komunikimit, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili deputetja Spiropali ka qeshur dhe vetë Isamili i është drejtuar “Zonja Spiropali nuk e di çfarë ka për të qeshur”.
Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Rama i cili i është drejtuar Spiropalit duke i thënë “ti në prezencën time nuk komunikon, sidomos kur unë jam këtu”.
Në komunikimin 3-4 minuta mes Ramës dhe Spiropalit, burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama i është drejtuar duke i thënë deputetes, “mos më bëj të flasë se mund të tregoj gjëra që s’të pëlqejnë, hesht.”
Ndërsa Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nëse ka diçka për të thënë ta thojë.
“Do të nxjerr jashtë e do marr masa. Mos më provoko më”, mësohet t’i ketë thënë Rama-Spiropalit.