E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në autojete dh as gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›