E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit amerikan/ Irani dhe SHBA vijojnë kërkimet për pilotin e zhdukur

Këtë të shtunë, më 4 prill, forcat amerikane dhe ato iraniane janë përfshirë në një operacion intensiv kërkimi për një anëtar të ekuipazhit amerikan, pasi një avion luftarak amerikan u rrëzua ditën e djeshme në jug të Iranit.

Bëhet fjalë për një avion luftarak tip F-15, në bordin e të cilit ndodheshin dy persona.

Piloti ka arritur të shpëtohet, ndërsa një oficer i sistemeve të armëve rezulton ende i zhdukur dhe fati i tij mbetet i paqartë.

Autoritetet iraniane kanë nisur një operacion kërkimi në zonën ku dyshohet se është rrëzuar avioni.

Mediat shtetërore raportojnë se qytetarëve u është bërë thirrje të ndihmojnë në gjetjen e ushtarakut amerikan “të gjallë”, ndërsa për këtë janë ofruar edhe shpërblime që arrijnë deri në rreth 66 mijë dollarë.

Ndërkohë, tensionet janë rritur më tej pasi Irani pretendon se ka rrëzuar edhe një avion të dytë amerikan mbi Gjirin Persik.

Sipas raportimeve, një avion A-10 Warthog është qëlluar gjatë një misioni kërkim-shpëtimi për avionin e parë.

Piloti i këtij avioni raportohet se është katapultuar dhe është shpëtuar më pas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›