E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor në Ishull Shëngjin, përplaset makina me motorin, dy të lënduarit jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në zonën e Ishull Shëngjinit në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një motomjet. Sipas të dhënave të bëra me dije nga gazetari i RTSH 24, në motorin e përfshirë në aksident udhëtonin dy persona.

Menjëherë pas përplasjes, dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt ambjenteve spitalore me qëllim marrjen e ndihmës së parë mjekësore. Burime zyrtare nga spitali konfirmojnë se të dy personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë bllokuar perimetrin dhe kanë kryer veprimet e para procedurale e hetimore. Grupi hetimor ka nisur punën në terren për të zbardhur dinamikën e plotë, shkaqet dhe rrethanat e sakta se si ndodhi përplasja. Ekspertët autoteknikë po administrojnë provat në vendin e aksidentit me qëllim përcaktimin e përgjegjësive ligjore të palëve të përfshira në këtë ngjarje rrugore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›