E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Durrës, 16-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të shtunë rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia.

Automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›