E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen nr. 13, në Durrës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet që drejtohej nga 39-vjeçari G. Gj., banues në Kavajë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës dytësore.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, 48-vjeçari L. L.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për kapjen e 39-vjeçarit.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›