E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Elbasan, humb jetën 21-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Janaq Kilica”, Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, shoferi i automjetit ishte në gjendje të dehur dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, një 21-vjeçar.

Ndërkohë shoferi 26-vjeçar është arrestuar nga policia në vendngjarje.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›