Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar shqiptar.
Viktima, me inicialet F.L., me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës, ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët.
Aksidenti fatal ndodhi në Esslingen, ku 29-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet në Gjermani po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë.