E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dërgon “planin 15 pikësh”, Irani: Po negociojnë me veten

Irani ka marrë nga SHBA një plan paqeje me 15 pika, sipas raportimeve nga Pakistani, vendi që po vepron si ndërmjetës.

Plani, i cili nuk është bërë ende publik, thuhet se përfshin çmontimin e objekteve bërthamore nga Irani, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Ndërkohë,një ministër izraelit i tha BBC-së se, plani është “i bukur në letër“, ndërsa shton se Irani “ndoshta nuk ka gjasa të bjerë dakord me të”.

Më herët, një zëdhënës i ushtrisë së Iranit tha se SHBA-të po “negocionin me veten“, duke shtuar: “Një vend si ne nuk do të bjerë kurrë dakord me një vend si ju”.

Figura kyçe e procesit të negociatave pritet të jetë Shefi i Ushtrisë pakistaneze, Field Marshal Syed Asim Munir. I vlerësuar nga Presidenti Trump si një ndërmjetës i besueshëm, Munir po shërben si urë lidhëse mes Shtëpisë së Bardhë dhe lidershipit iranian.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se negociatat vijojnë, por theksoi se operacioni “Tërbimi epik” do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave ushtarake të Pentagonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›