Aksident tragjik në Golem, motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 00:20 të 25 gushtit 2026, në rrugën dytësore në zonën e plazhit të Golemit.
Një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari Elton Luzati, si dhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se motomjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe përplasja ka qenë fatale. Drejtuesi dyshohet se ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes, si dhe për identifikimin e viktimës së dytë. Hetimet për ngjarjen vijojnë.