E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në aksin Laç-Patok, humb jetën 37 vjeçari! Arrestohet shoferja

Një aksident  tragjik në aksin rrugor Laç-Patok ka ndodhur këtë të martë. Fatkeqësisht ka humbur jetën 37 vjeçari, i cili teksa po drejtonte një ciklomotor u përplas nga një makinë.

Pavarësisht se u transportua te spitali i Traumës në kryeqytet, ai nuk ia doli të mbijetonte prej plagëve të rënda.

Ndërkohë, shoferja 33 vjeçare e automjetit ka rënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Rreth orës 13:00, të datës 02.06.2026, në aksin rrugor Laç–Patok, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, me drejtues shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

 /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›