E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident zinxhir në aksin Elbasan–Metalurgji, përfshihen katër automjete

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:45, në aksin Elbasan–Metalurgji.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë katër automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se është lënduar drejtuesi i një fugoni, i cili pritet të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›