E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet te Pushimi i Shoferitkryqezimi ku vret qeveria

Te tjera rreth shkrimit Kur vjen Berisha 3 police rrine ne kryqezim Kodi rrugor kalimine kryqezim antiligjor Nje aksident automobilistik me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur ne oret e para te mengjesti te dites se diele ne Fier. Ngjarja ndodhi prane vendit te njohur si lsquoPushimi i Shoferit. Policia tha se aksidenti ka ndodhur ne nje rruge dytesore kur nje motor qe drejtohej nga S. K. 22 vjec u perplas me automjetin tip lsquoFiat AA845 CJ.Per shkak te perplasjes mesohet se ka gjetur vdekjen e menjehershme shtetasi 22-vjecar. Policia tha se po heton shkaqet e aksidentit qe i moren jeten te riut Kapo.

Kjo eshte kronika e dy diteve me pare per nje nga kryqezimet e rrezikshme ne rruget kombetare te Shqiperise ku perdite per faj te shtetit vdesin njerez. Sic do te shihet ne vijim te materialit jane dy akt-ekspertime te hartuar nga tre eksperte auto-teknike qe kane analizuar shkaqet e dy aksidenteve te ndryshme te ndodhura ne vitet 2010 dhe 2011 por ne te njejtin vend. Ne ate vend u perfshi ne aksident djali i ish-kreut te PD-se se Vlores i cili u perplasur me nje autoveture tjeter dhe ku mbeten te vdekur 2 persona nderkohe qe ne aksidentin tjeter nje emigrant me autoveture dhe nje drejtues motomjeti i cili gjeti vdekjen. Kryqezimi i vdekjes eshte ne aksin rrugor Lushnje-Fier - vendi i quajtur pushimi i shoferit ku ne menyre te cuditshme sipas eksperteve lejohet kalimi.

Akt-ekspertimi i aksidentit te pare
Ne Tirane me date 24.03.2010 ne Ing.Mitat TolaMd Berti Koxha Md dhe Vladimir Zarka specialiste te fushes se sigurise rrugore prane Qendres se Studimeve te Sigurise Rrugore me vendimin per kryerjen e riekspertimit autoteknik date 11 Mars 2010 jemi thirrur ne cilesine e ekspertit autoteknik nga S. M. ndash Prokuror prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje ne lidhje me aksidentin e ndodhur me date 28.02.2010 procedimi penal nr.90 ne aksin rrugor Lushnje ndash Fier prane vendit te quajtur Klubi i Shoferit ne kryqezimin e kesaj rruge me rrugen per ne fshatin Kemishtaj dhe Krutje ku nga perplasja e automjetit autoveture e markes Seat Ibiza me targe regjistrimi greke AXN 9437 me drejtues shtetasin K. A. me motomjetin e markes Lifan pa targa qe drejtohej nga shtetasi S.Rr. ka mbetur i vdekur ky i fundit.
Per te pergjigjur pyetjeve te vendosura nga prokurori ne vendimin e dates 11.03.2010 eshte studiuar materiali i dosjes penale te vene ne dispozicion dhe konkretisht
a. Procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes
b. Skica e vendit te ngjarjes
c. Materiali fotografik perkates i pergatitur nga ekspertet e Komisariatit te Policise Lushnje i vene ne dispozicion te grupit te eksperteve
d. Akt ekspertimi autoteknik i kryer nga eksperti i Policise Rrugore Komisar M. H.
e. Deklarimet e drejtuesit te autovetures e markes Seat me targe regjistrimi greke AXN 9437 shtetasi K.A. i perfshire ne aksident i pyetur nga organi i Prokurorise
f. Deklarimet e deshmitareve H. A. A. M. F. Xh. te cilet tregojne rrethana te ndodhjes se aksidentit
g. Procesverbali i kqyrjes e kufomes se shtetasit S.Rr.
h. Procesverbalet e kqyrjes e mjeteve
Para se tiu pergjigjemi pyetjeve te vendosura nga Prokurori i ceshtjes eshte e nevojshme te trajtohet dinamika e ketij aksidenti si me poshte ndash e kerkuar ne pyetjen nr.6
Pyetje 6
Cili eshte mekanizmi i ngjarjes
Pergjigje 6
Ne daten 28 Shkurt 2010 rreth ores 19.00 ne aksin interurban kryesor Lushnje ndash Fier ne kryqezimin e ketij aksi me rrugen per ne fshatrat Kemishtaj dhe Krutje jane perfshire ne nje aksident rrugor automjeti tip autoveure i markes Seat me targe regjistrimi Greke AXN 9437 me drejtues shtetasin shqiptar K. A. me motomjetin e drejtuar nga viktima S. Rr. Te dy mjetet kane qene duke qarkulluar ne te njejten kohe ne 2 drejtime dhe trajektore qe nderpriteshin njera me tjetren. Autovetura nen drejtimin e K. A. me pasagjer shtetasin H. A. - i ati i drejtuesit te mjetit ka qene duke qarkulluar nga Lushnja per ne Fier. Nderkohe qe motomjeti pa targa i markes Lifan i drejtuar nga shtetasi S. Rr. eshte afruar ne kryqezimin e Klubit te Shoferit sipas drejtimit nga ana e fshatit Krutje per ne fshatin Kemishtaj dhe ka tentuar kalimin pa u kujdesur per fluksin e mjeteve qe po qakullonin sipas drejtimit Lushnje - Fier.
Pikerisht ne momentin kur sapo pjesa e perparme e motomjetit eshte futur ne korsine e shpejtimit te krahut te djathte ai eshte goditur nga pjesa e perparme e autovetures me targa greke. Referuar demtimeve te mjeteve dhe demtimeve te drejtuesit te motomjetit skema e goditjes se mjeteve ka qene nje goditje e paster ballore per autoveturen dhe laterale anesore per motomjetin. Nisur nga kushtet e erresires veshjeve qe mbante drejtuesi i motomjetit nuk eshte identifikuar asnje pjese fosforishente- reflektuese ne veshjet e tij te erreta drejtuesi i autovetures Seat ka reaguar me sistem drejtimi dhe frenimi per te shmangur goditjen por nisur nga afersia dhe befasia e shfaqjes se motomjetit mjetet jane goditur sipas skemes se mesiperme Duke studiuar skicen e vendit te ngjarjes dhe fotografite respektive rezulton se perpara ndodhjes se aksidentit autovetura ka qene duke udhetuar ne korsine e shpejtimit dhe jo ne krahun e djathte te karrexhates. Gjurmet e frenimit te mjetit te fiksuara ne skicen e vendit te ngjarjes e vertetojne kete fakt ndash nese do te zgjaten keto gjurme frenimi pas rezulton se ne momentin e identifikimit te rrezikut dalja e papritur e motomjetit nga krahu i majte per te kaluar ne krahun e djathte mjeti ka qene i pozicionuar ne kete korsi.
Me tej pas goditjes se vrullshme mjeti autoveture i demtuar nga goditja kryesisht ne pjesen e perparme krahu i majte ana e drejtuesit te mjetit eshte zhvendosur nen aksionin frenues per nje distance afersisht prej 30 metrash nderkohe qe drejtuesi i motomjetit i goditur ne pjesen e kembes se djathte per shkak te pozicionit te motomjetit te tij eshte ngarkuar mbi kofanon e autovetures eshte goditur mbi xhamin e perparme duke e thyer ate dhe me tej eshte hedhur perpara mbi siperfaqen e karrexhates.
Nderkohe qe motomjeti i goditur dhe per shkak te manovres se drejtuesit te autovetures per te dale sa me djathtas ndash per te evituar goditjen ndash eshte projektuar perpara duke u rrezuar dhe duke lene shenja mbi asfalt ka vazhduar per shkak ngarkimit te goditjes levizjen e pakontrolluar duke u ferkuar ne pjesen e llamarinave te profiluara qe jane pjese e trafikndaresit ndash ku jane fiksuar gjurme ferkimi blu per te ndaluar ne pozicionin perfundimtar. Eshte per tu evidentuar fakti qe rezulton nga deklarimet e shtetases F.Xh. ndash deshimtare akulare e aksidentit - e cila pohon se ne momentin e aksidentit motomjeti nuk ka ndaluar ne hyrje te kryqezimit per te kontrolluar fluksin e mjeteve por eshte futur me shpejtesi dhe aty eshte perplasur me autoveturen me targe AXN 9437 Sikurse deklaron me tej kjo shtetase ajo se bashku me persona te tjere ka kerkuar te jape ndihmen e pare dhe te gjithe kane bere te mundur transportimin e te demtuarit ne spital dhe me tej jane kryer veprimet ne vend ngjarje nga Policia Rrugore dhe nga organi i Prokurorise.
Pyetje 1
Cila eshte gjendja teknike e mjetit tip SEAT me targe AXN 9437
Pergjigje 1
Gjendja teknike e autovetures e markes Seat me targe te huaj regjistrimi greke AXN 9437 ne te tre sistemet kryesore teknike ate te drejtimit frenimit dhe te ndricimit perpara ndodhjes se aksidentit rrugor te dates 28.02.2010 nisur nga verifikimet e kryera mbi dokumentacionin referues te autovetures ka qene e mire. Ne aktin e ekspretimit te ekspertit te Policise Rrugore Lushnje M. H. pas kqyrjes se dokumentave respektive te mjeteve konfirmohet fakti se per autoveturen gjendja teknike ne baze te certifikates se kontrollit teknik ndash leje qarkullimi greke ka qene konform kerkesave te nenit 79 Kontrolli teknik te Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise ndash ligji nr.8378 date 22.07.1998 nderkohe qe per motomjetin pa targa te markes Lifan nuk ka dokumentacion referues ne dosje Ciklomotori i markes Lifan mbi 50 pa targa eshte evidentuar se plotesohen dy kushte te kerkuara nga Kodi Rrugor per ta klasifikuar si motociklete pasi kilometrazhi i tij eshte deri ne 140km/ore dhe sedilja e tij eshte me dy ndenjese i drejtuar nga shtetasi S. Rr. ka qarkulluar i pa pajisur me targa regjistrimi per rrjedhoje dhe i papajisur me certifikaten e kontrollit teknik prandaj ne lidhje me gjendjen e tij teknike para aksidentit nuk mund te shprehemi pasi jemi ne kushtet e kundravajtjes se parashikuar ne nenin 79 Kontrolli teknik te Kodit Rrugor te Republikse se Shqiperise ndash ligji nr.8378 date 22.07.1998.
Nderkohe pas ndodhjes se aksidentit rezultojne demtime te renda te motorit qe nuk mundesojne verifikimin e gjendjes se tij teknike e njejta gjendje eshte verifikuar edhe per autoveturen pas aksidentit sepse edhe ajo ka pesuar demtime gjendja e funksionimit te sistemeve kryesore nuk mund te verifikohej nga ekspertet ne vendgjarje duke kryer
prova rikontrolli te funksionimit te sistemeve kryesore ndash frenim drejtim sinjalizim etj - per tu shprehur ne raport me gjendjen teknike.
Pyetje 2
Te percaktohet lloji i rruges dhe sistemi i sinjalizimit ne vendin ku ka ndodhur aksidenti
Pergjigje 2
Duke u bazuar ne dokumentacionin e ndodhur ne dosje si dhe gjendjes reale te segmentit rrugor ku ka ndodhur aksidenti zone rrugore interurbane kryesore konstatojme gjithashtu se ne segmentin rrugor te njohur si Klubi i Shoferit perpara vendit ku ka ndodhur aksidenti segmenti rrugor sipas drejtimit nga Lushnja ndash per ne Fier ka sistem sinjalizimi horizontal dhe vertikal te fiksuara edhe ne procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes dhe konkretisht si sinjalizimi vertikal eshte identifikuar ndalim parakalimi per te gjitha llojet e mjeteve kufizim shpejtesie deri ne 60km/ore pike rreziku dhe vend per pushimin e mjeteve
Nga kqyrja e kujdeseshme e vendit te ngjarjes nga ana jone eshte evidentuar edhe tabela paralajmeruese kryqezim i rruges kryesore me nje rruge jo kryesore vendosur ne te njejten vend me tabelen kufizuese te shpejtesise montuar mbi trafikndaresin prej llamarine te profiluar ne krahun a majte te rruges.
Pyetje 4
Nese mund te percaktohet shpejtesia e levizjes e se mjetit motociklete qe drejtohej nga shtetasi S. Rr. dhe nese po sa ka qene ajo ne momentin e aksidentit
Nese mund te percaktohet pika e goditjes se mjeteve ku ka qene ajo
Pergjigje 4
a. Nga ana tjeter shpejtesia e motomjetit ne momentin e perfshirjes se tij ne kete akjsident rrugor eshte veshtire te llogaritet pasi nuk ekzistojne elemente te tille qe ta bejne te mundur llogaritjen e saj duke konsideruar edhe manovren e futjes se tij ne kryqezim ndash ketu kemi nje te dhene te vetme te deshmitares F. Xh. per menyren e futjes se motomjetit ne kryqezim pa ndaluar dhe pa kontrolluar me pare kryqezimin qe gjithsesi nuk jep te dhena referuese per vleren numerike te shpejtesise se motomjetit
b. Per te percaktuar piken e goditjes mund ti referohemi dokumentacionit te dosjes penale konkretisht procesverbalit te kqyrjes se vendit te ngjarjes skices perkatese dhe fotografive ku rezulton se mjetet jane takuar goditur afersisht ku jane fiksuar fillimi i gjurmeve te frenimit pas te cilave ne nje distance prej 48 metra eshte fiksuar gervishtja e asfaltit nga motomjeti i goditur prej autovetures
Pyetje 5
Te percaktohet nese drejtuesi i mjetit tip Seat me targe AXN 9437 K. A. do te levizte brenda kufirit te lejuar te shpejtesise ne ate segment rrugor a mund ta shmangte aksidentin dhe pasojen e ardhur
Pergjigje 5
Duke konsideruar afersisht piken e goditjes se mjeteve konfiguracionin e kryqezimit ne nje segemnt te tille rrugor rruge interurbane kryesore evidentimin e reagimit te drejtuesit te autovetures se markes Seat me targe AXN 9437 pothuaj 11 metra matur sipas drejtimit te perfundimit te llamarinave te profiluara ne mesin e rruges ne mund te arsyetojme per tiu pergjigjur pyetjes nese me shpejtesine e lejuar a do te mund te ishte shmangur goditja ose jo.
Referuar sa me lart duke konsideruar gjurmet e frenimit mund te vleresojme se identifikimi i manovres se gabuar te drejtuesit te motomjetit prej drejtuesit te autovetures ka ndodhur ne nje ditance prej 243metrash nisur nga fillimi i gjurmeve te frenimit ndash distance e intervalit psikoteknik per shpejtesine e llogaritur dhe te zoteruar nga autovetura prej 70km/ore. Nese kryhen matjet ne skicen e dosjes rezulton se kjo distance e transportuar ne segmentin rrugor perkon me nje distance prej rreth 13 metrash pa dale ne vijen imagjinare qe kufizon fundin e trafikndaresit prej llamarine te profiluar
Duke arsyetuar me te njejten logjike dhe per te njejten kohe psikoteknike prej 125 sek llogaritjet per shpejtesine e lejuar prej 60 km/ore te distances se intervalit psikoteknik per nje kohe reagimi psikoteknik po prej 125 sek per kete shpejtesi te lejuar eshte 208 metra dhe nderkohe qe distanca e frenimit dhe ndalimit te mjetit per kete shpejtesi eshte 21 metra pra distanca totale e ndalimit te mjetit do te rezultonte
208 metra - 21 metra = 418 metra.
208metra - 11 metra = 318 metra
Eshte e kuptueshme qe edhe me shpejtesine e lejuar prej 60km/ore ndash duke iu referuar percaktimit te pikes se goditjes se mjeteve ndash goditja ka qene e pashmangshme duke u nisur nga befasia e manovres se pakontrolluar te drejtuesit te motomjetit shtetasit S.Rr.
Ekspertet
Ing. Mithat TOLA
Berti KOXHA Md
Vladimir ZARKA
Qendra e Studimeve te Sigurise Rrugore

Akti-ekspertimi i aksidentit te dyte
Aksidenti si u perplas djali i ish-kryetarit te PD Vlore
Tirane me 26.05.2011
AKT EKSPERTIMI AUTOTEKNIK.
Ne Tirane me date 26.05.2011 ne Ing.Mitat TolaMd Berti Koxha Md dhe Ing.Gezim Ajazi specialiste te fushes se sigurise rrugore prane Qendres se Studimeve te Sigurise Rrugore me vendimin per kryerjen e riekspertimit autoteknik date 29 Prill 2011 jemi thirrur ne cilesine e eksperteve autoteknike nga Zoti A. D. ndash Prokuror prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje ne lidhje me aksidentin e ndodhur me date 03.09.2009 procedimi penal nr.281 ne aksin rrugor Lushnje ndash Fier prane vendit te quajtur Klubi i Shoferit ne kryqezimin e kesaj rruge me rrugen per ne fshatrat Kemishtaj dhe Krutje ku nga perplasja e automjetit autoveture e markes Mercedes Benz me targe regjistrimi VL 7583 C me drejtues shtetasin A. B. me autoveturen e markes Volkswagen Golf me targe TR 4264 J qe drejtohej nga shtetasi F. Xh. ka mbetur i vdekur shtetasi R. J. eshte plagosur shtetasi M. V. dhe 2 drejtuesit e mjeteve te perfshira ne kete ngjarje aksidentale rrugore.
Per tiu pergjigjur pyetjeve te vendosura nga Prokurori i ceshtjes ne vendimin e dates 21.01.2011 eshte studiuar materiali i dosjes penale te vene ne dispozicion dhe konkretisht
a. Procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes
b. Skica e vendit te ngjarjes
c. Materiali fotografik perkates i pergatitur nga ekspertet e Komisariatit te Policise Lushnje i vene ne dispozicion te grupit te eksperteve
d. Akt ekspertimi autoteknik i kryer nga ekspertet Sh. Xh. dhe G. C.
e. Deklarimet e drejtuesit te autovetures e markes Mercedes Benz me targe regjistrimi VL 7583 C - shtetasi A. B. te drejtuesit te autovetures W-Golf me targe TR 4264 J ndash shtetasi F. Xh. te perfshire ne aksident e te pyetur nga organi i Prokurorise
f. Deklarimet e deshmitareve te cilet tregojne rrethana te ndodhjes se aksidentit
g. Procesverbali i kqyrjes e kufomes se shtetasit K. L. dhe te personave te plagosur
h. Procesverbalet e kqyrjes e mjeteve
Pyetje 1 Cili eshte mekanizmi i ngjarjes dhe veprimet e sejcilit pjesmarres ne ngjarje Konkretisht lloji i rruges drejtimet dhe shpejtesite e levizjes se mjeteve te perfshira pika e goditjes trajektoret e levizjes se mjeteve para e pas aksidentit etj.
Pergjigje 1
Ne daten 03 Mars 2009 rreth ores 00.30 ne aksin interurban kryesor Lushnje ndash Fier ne kryqezimin e ketij aksi me rrugen per ne fshatrat Krutje - Kemishtaj i njohur si kryqezimi i klubit te shoferit jane perfshire ne nje aksident rrugor automjeti tipi autoveure i markes Mercedes Benz me targe regjistrimi VL 7583 C me drejtues shtetasin A. B. me autoveturen marka Wolksvagen Golf me targe TR 4264 J te drejtuar nga shtetasi Florian Xhafa. Te dy mjetet kane qene duke qarkulluar ne te njejten kohe ne drejtime dhe trajektore qe nderpriteshin njera me tjetren. Autovetura e markes Mercedes Benz ne drejtimin e A. B. ka qene duke qarkulluar nga Lushnja per ne Fier. Nderkohe qe autovetura e markes Wolksvagen Golf me targe TR 4264 J e drejtuar nga shtetasi F. Xh. eshte afruar ne kryqezimin e Klubit te Shoferit sipas drejtimit nga fshati Krutje per ne fshatin Kemishtaj ne tentativen per te kaluar karrexhaten per ne Kemishtaj eshte perplasur nga autovetura markes Mercedes Benz.
Goditja ka ndodhur ne kryqezim ne nje pozicion kur autovetura e markes Wolksvagen Golf e kishte kaluar korsine ku po qarkullonte autovetura e markes Mercedes Benz ne drejtimin Lushnje - Fier dhe pikerisht pjesa e perparme ballore e autovetures Mercedes Benz ka goditur pjesen fundore ana e pasagjerit te autovetures te markes E-Golf
Duke u bazuar ne dokumentacionin e administruar ne dosje dhe gjendjen reale te segmentit rrugor ku ka ndodhur aksidenti zone rrugore interurbane kryesore konstatojme se ne segmentin rrugor te njohur si Klubi i Shoferit perpara vendit ku ka ndodhur aksidenti segmenti rrugor sipas drejtimit nga Lushnja ndash per ne Fier ka sistem sinjalizimi horizontal dhe vertikal te fiksuara edhe ne procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes dhe konkretisht si sinjalizim vertikal eshte identifikuar ndalim parakalimi per te gjitha llojet e mjeteve kufizim shpejtesie deri ne 60km/ore pike rreziku vend per pushimin e mjeteve si dhe tabela paralajmeruese kryqezim i rruges kryesore me nje rruge jo kryesore vendosur ne te njejten vend me tabelen kufizuese te shpejtesise montuar mbi trafikndaresin prej llamarine te profiluar ne krahun a majte te rruges
Pikerisht ne momentin kur autovetura e markes W-Golf kishte kaluar korsine e pershpejtimit korsine e djathte sipas drejtimit te levizjes Lushnje ndash Fier dhe ishte ne perfundim te manovres se kalimit te karrexhates per te hyre ne rrugen per ne fshatin Kemishtaj pjesa e gomes se pasme te djathte e ketij automjeti eshte goditur nga pjesa e perparme e autovetures se markes Mercedes Benz me targa VL 7583 C pikerisht me pjesen qendrore duke lene targen tek disku i gomes. Referuar demtimeve te mjeteve dhe demtimeve te personave te lenduar ne mjetin autoveture W-Golf skema e goditjes se mjeteve ka qene nje goditje e paster ballore per autoveturen e markes Mercedes Benz dhe laterale anesore per autoveturen e markes W- Golf.
Drejtuesi i autovetures se markes Mercedes Benz ne momentin e aksidentit ka qene duke qarkulluar ne korsine e djathte te karrexhates sipas drejtimit te tij te levizjes. Ne kushtet e erresires dhe trafikut te rralle per shkak te ores se vone drejtuesi i autovetures Mercedes Benz nuk ka respektuar tabelat e sinjalizimit kufizues per shpejtesine deri ne 60km/ore paralajmerimit te nje kryqezimi me rruge jo kryesore dhe pike rreziku cka ke bere qe dhe reagimi i tij te vije me shume vonese/ose te jete krejtesisht i padobishem.
Kjo shpjegohet pikerisht me gjurmet rreshqitese te mjetit autoveture e markes Mercedes Benz te evidentuara ne vendin e ngjarjes te fiksuara ne skice ne distance 11.3 meter nga pika e referimit dhe 4.1 meter nga buza perendimore e rruges cka tregon se manovrimi me sistem drejtimi ne rreshqitje nga drejtuesi i tij A. B. eshte realizuar vetem disa metra perpara pikes se kontaktit mes mjeteve pra pikes se mundshme te goditjes pike e cila eshte ne afersi te buzes jugperendimore te karrexhates aty ku mbaron kryqezimi rruges kryesore me rrugen Krutje-Kemishtaj ku dy automjetet jane goditur sipas skemes se meposhtme Duke studiuar skicen e vendit te ngjarjes dhe fotografite respektive rezulton se perpara ndodhjes se aksidentit autovetura ka qene duke udhetuar ne korsine e shpejtimit dhe jo ne krahun e djathte te karrexhates duke mos respektuar sinjalizimin rrugor vertikal te ndalimit te parakalimit te evidentuar ne segmentin rrugor ne shqyrtim. Gjurmet e rreshqitjes te mjetit te fiksuara ne skicen e vendit te ngjarjes e vertetojne kete fakt. Pozicioni i gjurmeve te rreshqitjes dhe drejtimi tyre tregon se drejtuesi i autovteures e markes Mercedes Benz ka reaguar ne momentin e fundit me sistem drejtimi djathtas duke bashkeshoqeruar levizjen e mjetit autoveture e markes W-Golf deri ne momentin e perplasjes midis tyre.
Me tej pas goditjes se vrullshme autovetura e markes Mercedes Benz i demtuar nga goditja kryesisht ne pjesen ballore eshte zhvendosur ne forme kaotike nen aksionin frenues ne rreshqitje e me pas me batim per nje distance afersisht prej 56.9 metrash nderkohe qe autovetura e markes W-Golf mbas perplasjes eshte zhvendosur po ne forme kaotike duke pesuar nje zhvendosje dyfishe me rreth 9.5 metra eshte perplasur me pas me pjesen anesore te krahut te majte ne murin e nje ndertese anes rruges.
Pyetje 2 Duke ju referuar mekanizmit te ngjarjes llojit te rruges si dhe interpretimit te Kodit Rrugor te saktesohet nese ka patur mundesi qe te dy mjetet te shmangnin aksidentin
Pergjigje 2
Ne reference te spjegimeve te bera ne pergjigje te pyetjes se mesiperme duke marre ne konsiderate dinamiken e aksidentit trajektoret e levizjes vendin ku eshte realizuar kontakti mes mjeteve dhe shpejtesine me te cilen qarkullonte autovetura e markes Mercedes Benz ne raport me kufizimet e vendosura ne sinjalitiken e evidentuar ne procesverblin e kqyrjes se vendit te ngjarjes rezulton se nese do te ishte respektuar kufizimi i shpejtesise se vendosur prej 60 km/ore ne ate segment rrugor autovetura e markes E-Golf do ta kishte perfunduar manovren e kapercimit te karexhates ne kete kryqezim dhe aksidenti do te ishte shmangur.
Duke konsideruar afersisht piken e goditjes se mjeteve konfiguracionin e kryqezimit ne nje segemnt te tille rrugor rruge interurbane kryesore evidentimin e mosreagimit te drejtuesit te autovetures se markes Mercedes Benz me targe VL 7583 C shtetasit A. B. rreth 3 metra pas gjurmeve te para te rreshqitjes ne mund te arsyetojme per tiu pergjigjur pyetjes se me shpejtesine e lejuar do te mund te ishte shmangur goditja.
Pyetje 3 Duke ju referuar mekanizmit te ndodhjes se ngjarjes te percaktohet nese ka shkelje te dispozitave te Kodit Rrugor ne veprimet e sejcilit pjesemares ne kete ngjarje dhe cilat nene te Kodit Rrugor jane shkelur
Pergjigje 3
Duke ju referuar vleresimeve dhe konkluzioneve te dhena ne pergjigje te pyetjeve te mesiperme ne lidhje me percaktimin e shkeljeve te dispozitave te Kodit Rrugor ne veprimet e sejcilit pjesmarres ne kete ngjarje mund te konkludojme se
A. Nga enti pronar i rruges Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve eshte lejuar ndertimi ne nje Rruge Interurbane Kryesore i nje kryqezimi ne nivel i cili bie ne kundershtim me dispozitat e nenit 2 pika 3/B te Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise ligji 8378 date 22.07.1998
Pika 3/B - RRUGE INTERURBANE KRYESORE Rruge me karrexhata te pavarura ose te ndara nga trafikndares te pakapercyeshem secila me te pakten dy korsi levizjeje dhe bankina te shtruara pa kryqezime ne nivel me hyrje te koordinuara per objekte anesore e dallueshme nga sinjale te vecanta te fillimit dhe mbarimit e rezervuar per qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor. Per te tjera kategori te mundshme mjetesh te perdoruesve duhet te parashikohen hapesira te pershtatshme. Per qendrimin duhet te jene parashikuar zona te caktuara me hyrje e dalje te pajisura perkatesisht me korsi ngadalesimi dhe shpejtimi.
B. Nga drejtuesi i mjetit tip autoveture e markes Mercedes Benz me targe VL 7583 C shtetasi A. B. jane perkatesisht shkelur dispozitat e neneve 139 Shpejtesia pika 2 te Kodit Rrugor dispozitat e nenit 140 Kufizimet e shpejtesise pika 2
C. Nga drejtuesi i mjetit autoveture e markes Eolksvagen Golf me targe TR 4264 J shtetasi F. Xh. ne manovren e tij te kalimit te kryqezimit jane respektuar sinjalizimet e vendosura ne fillim te tij ku lejohet kalimi ne drejtimet drejt dhe djathtas ai ka respektuar tabelen Stop pasi e ka kaluar plotesisht kryqezimin ne pjesen e karrexhates ne sensin Fier-Lushnje dhe perplasja ka ndodhur kur ai ishte ne perfundim te kryerjes se manovres se kalimit te karexhates edhe ne drejtimin e levizjes Lushnje-Fier.
Ne keto kushte nga shqyrtimi i dokumentacionit te administruar ne dosjen hetimore penale rezulton se ai nuk eshte i pajisur me lejedrejtimi automjeti cka perben shkelje te dispozitave te nenit 115 pika 1 te Kodit Rrugor.
Ekspertet
Ing. Mithat TOLA Berti KOXHA Md
Ing.GezimAJAZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›