Aksidenti fatal në det ku humbi jetën 22-vjeçari, pamje nga përplasja e Jet Ski-së me skafin e Policisë Kufitare

RTSH ka siguruar pamjet nga aksidenti tragjik detar ku humbi jetën 22-vjeçari A.K. Sikurse shihet dhe në pamje, mjeti Jet Ski që po drejtohej nga 22-vjeçari është përplasur fatalisht me mjetin e Policisë Kufitare i cili ndodhej i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare”. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë fatale për 22-vjeçarin A.K.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:30 të ditës së djeshme (15 qershor) në Ksamil. 22-vjeçari humbi jetën pasi mjeti lundrues që ai po drejtonte u përplas me një anije të Policisë Kufitare.
Viktima u identifikua si shtetasi A. K., banues në Ksamil. Aksidenti ndodhi rreth 400 metra larg vijës bregdetare, në një kohë kur mjeti i policisë ndodhej në pozicion të palëvizshëm.
Sipas njoftimit zyrtar të strukturave të rendit, shtetasi A. K. po lundronte në hapësirën detare me një mjet lundrues tip jet ski. Dyshimet e para të policisë u lidhën me humbjen e kontrollit si pasojë e zhvillimit të një shpejtësie të lartë lundrimi.
/rtsh.al/