E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën 26-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut, 4 të lënduar transportohen në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të fshatit Pojskë, në aksin nacional Pogradec–Lin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në aksin “Pogradec–Qafë Thanë”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasen E. LL., banuese në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një pasagjere 26-vjeçare, shtetasja E. LL., e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja. Gjithashtu, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në të dy automjetet e përfshira.

Sipas njoftimit zyrtar, katër të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›