E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti me motor “u preu” ëndrrat në mes, këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë

Një aksident tragjik u ndërpreu ëndrrat në mes dy të rinjve ditën e djeshme në Vlorë.

Luan Llanaj, 19 vjeç dhe Tomorr Mbrati 17 vjeç, po udhëtonin me një motor, kur u aksidentuan në aksin Vlorë-Fier.

Të dy u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku Llanaj ndërroi jetë. Ndërsa Mbrati u nis drejt Traumës, por nuk mundi t’ia dilte. Dy të rinjtë do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë udhëtonin me motor. Rreth orës 13:35, dyshohet se 19-vjeçari, shofer i motorit humbi kontrollin dhe motomjeti fillimisht u përplas me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›