E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidenti me vdekjen e dy të miturve, pezullohet nga detyra drejtori i Policisë Durrës

TIRANË, 4 maj /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pas aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Durrës, ku për pasojë humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër u dëmtua rëndë, pezulloi nga detyra për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave tre drejtues të policisë në Durrës.

Konkretisht u pezulluan nga detyra drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, drejtues Afrim Tafa; zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj; shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.

Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›