E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Durrës, 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

TIRANË, 4 maj /ATSH/ I mituri që u aksidentua ditën e djeshme, në lagjen e ish-Kënetës në Durrës, ka dalë nga rreziku për jetën dhe pritet të transferohet në pavijonin e spitalit të Traumës.

Sipas medieve, burime pranë spitalit Universitar të Traumës, bëjnë me dije se 8-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të mbahet nën kujdesin e mjekëve, për trajtimin e plagëve të marra nga aksidenti.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetasit e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç, ndërsa i mituri tjetër, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi sot se oficerët e Policisë Gjyqësore, në drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›