Aksidenti në Shkodër, ky është 47-vjeçari që humbi jetën

Altin Luli është shoferi 47-vjerçar që humbi jetën në aksidentin e kësaj të hëne në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”.
Ai ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, kur u përplas nga një kamion.
Tre pasagjerët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
“Në vijim të informacionit të dhënë më parë, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, bëjmë me dije se u bë i mundur identifikimi i shtetasit Altin Luli, 47 vjeç, i cili humbi jetën nga ky aksident. 3 pasagjerët e dëmtuar (bashkëshortja e shtetasit A. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur) janë dëguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv