E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në aksin “Fier-Patos”, ndërron jetë në spital shoferi 38-vjeçar i motorit

Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin “Fier-Patos”, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës shoferi 38-vjeçar i motorit.

Shtetasi G.G nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka arrestuar ditën e sotme shtetasin A. A., 67 vjeç, banues në Patos, drejtuesi i automjetit i cili u përplas me motorin që drejtonte 38-vjeçari.

Shoferi i makinës akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›