E Diel, 1 Nëntor 2026

Momente paniku në aeroportin e Malpensës, një person shkatërron monitorët me çekiç dhe sulmon stafin, i vë zjarrin koshave të mbeturinave

Itali – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm,  në Terminalin 1 të aeroportit të Malpensës.

Një burrë, i cili dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose substancave narkotike, është paraqitur në zonën e check-in me një çekiç në dorë, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.

Fillimisht ai ka nisur të godasë dhe shkatërrojë monitorët e imbarkimit, ndërsa më pas ka tentuar t’u vërë zjarrin koshave të mbeturinave.

Personeli i aeroportit ndërhyri menjëherë, por burri u bë agresiv edhe ndaj tyre, duke u përpjekur t’i qëllonte me çekiç.

Vetëm falë ndërhyrjes së një operatori, i ndihmuar nga disa pasagjerë që ndodheshin në radhë, u arrit të neutralizohej agresori para se të shkaktonte lëndime.

Zjarrfikësit shuan menjëherë flakët dhe siguruan zonën, ndërsa policia shoqëroi personin e dhunshëm. Motivet e veprimit të tij mbeten ende të paqarta.

Autoritetet njoftuan se operacionet e imbarkimit dhe fluturimet nuk pësuan vonesa./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›