E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet për vdekje një person në aksin Vlorë-Fier

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet.

Për shkak të goditjes së fortë, personi ( dyshohet endacak) ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e plotë të viktimës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›