E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi për vdekje 42-vjeçaren në aksin “Bilisht- Kapshticë”, arrestohet shoferja 36-vjeçare

Një ditë pas aksidentit të rëndë në aksin “Bilisht-Kapshticë”, ku humbi jetën një 42-vjeçare, policia ka arrestuar drejtuesen e një prej mjeteve.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përrenjas.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Bilisht- Kapshticë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. Sh., 36 vjeçe, banuese në Prenjas. Nga përplasja e automjetit që drejtonte kjo shtetase me një automjet tjetër, humbi jetën pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja E. S., 42 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›