E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidentoi për vdekje të miturin/ Arrestohet 39 vjeçari, drejtonte makinën i dehur

Policia e Vlorës  vuri në pranga një 36 vjeçar banues në Librazhd  pasi mbrëmjen e të enjtes aksidentoi për vdekje  një 9 vjeçar  në segmentin  rrugor nga Palasa në Dhërmi.

Sipas policisë 36 vjeçari  I cili po drejtonte  automjetin në gjendje të dehur dyshohet se ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka  humbur jetën në vendngjarje I mituri, pasagjer në makinë.   Gjithashtu është plagosur  dhe pasagjeri tjetër 20 vjeç I cili  ndodhet në Spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›