E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion ‘blic’ në Elbasan/ Kontrolle në një biznes, disa të ndaluar

Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të hënë një kontroll blic në qytetet, si rezultat i të cilit janë vënë në pranga 2 persona.

Personave të arrestuar u janë gjetur edhe armë zjarri me fishek në gojë.  Kontrollet janë ushtruar në një biznes në aksin Elbasan Metalurgji.

Arrestimet janë bërë nën dyshimet për veprimtari kriminale. Sakaq, janë kryer edhe 6 shoqërime në komisariat.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, për sqarimin e plotë të detajeve në lidhje me aksionin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›