E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kombëtarja, pritje madhështore në Rinas, pas suksesit ndaj Serbisë, kuqezinjtë zbarkojnë si heronj

Pas një nate plot emocione dhe krenari në Leskovac, Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer në atdhe mes duartrokitjeve, flamujve dhe brohoritjeve të qindra tifozëve që kishin mbushur aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Kuqezinjtë, u pritën si heronj kombëtarë, pas fitores madhështore ndaj Serbisë, një sukses që do të mbetet gjatë në historinë e futbollit shqiptar.

Qindra tifozë, fëmijë, të pajisur me flamuj dhe shaje, kishin ardhur për të përshëndetur skuadrën. Thirrjet dhe këngët patriotike jehonin në aeroport.

Fitorja 0-1 në transfertë ndaj Serbisë është cilësuar si një nga momentet më të mëdha të futbollit shqiptar, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për mesazhin e unitetit dhe krenarisë kombëtare që përcolli.

Gazetar: Erkan Çodra

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›