E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksion kundër drogës në Shkodër, asgjësohen mbi 3600 fidanë dhe bimë narkotike kanabis

Në qarkun e Shkodrës vijon operacioni policor kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Policia e Shkodrës thotë se ka asgjësuar 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis

Droga u gjet në njësitë administrative Pult, Shalë dhe Postribë dhe disa njësi të tjera në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Prokuroria ka proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, inxhinierin e pyjeve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›