E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion pastrimi në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro-Nartë

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro-Nartë u zhvillua sot një aksion pastrimi në prag të sezonit veror.

Punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë ndërmorën një ndërhyrje pastrimi në terren pas evidentimit të një “hot spot”-i me mbetje të hedhura në mënyrë të pakontrolluar.

Me përkushtim dhe angazhim për mbrojtjen e mjedisit u realizua pastrimi i zonës, duke rikthyer pastërtinë dhe vlerat natyrore të këtij peizazhi të mbrojtur.

Ky aksion është një tjetër hap i rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit  dhe në ndërgjegjësimin për një mjedis më të pastër e të qëndrueshëm.

Në të gjitha bashkitë bregdetare të vendit ka nisur aksioni kombëtar i pastrimit që i paraprin përgatitjeve për sezonin turistik. I iniciuar nga Ministria e Mjedisit në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, në aksionin kombëtar të pastrimit janë angazhuar po ashtu struktura të Ministrisë së Mbrojtjes, bashkive, organizatave mjedisore dhe qindra vullnetarë.

1 nga 4

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›