“Akt mafioz”- Belind Këlliçi: Rama kërcënoi Veliajn, përdori në mënyrë meskine Toni Gogun! Pse duhej të shkonte “inkonjito” orët e mbrëmjes në burg
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi komentoi përplasjen e orëve të fundit të kryeministrit Edi Rama përmes minsitrit Toni Gogu me Erion Veliajn, në burgun e Fierit.

Këlliçi thekson se nëse është e vërtetë që Rama kërcënon Veliajn të lerë bashkinë e Tiranës dhe të delegojë kompetencat, kemi të bëjmë me një akt mafioz.
Sipas tij, Gogu është përdorur në mënyrën më meskine të mundshme nga Rama, si një ish-ushtar i Erion Veliajt.
Këlliçi: Nëse do ketë patur bisedë zyrtare apo nëse do kishte shkuar zyrtarisht për të takuar një të burgosur për kushtet që mbahet nuk do kishte shkuar në orët e mbrëmjes inkonjito për të mos raportuar. Duhet të raportohet se kemi ndjekur shqetësime dhe kemi ardhur për raportim. E vërteta dhe Erion Veliaj të jenë në një fjali është e paimagjinueshme për publikun shqiptar. Në këtë rast edhe mundet të ketë të drejtë.
Dua të rikujtoj se po flasim për njeriun që ka shpikur për historinë e Griseldës. Në 2011. Që i kishin çarë barkun falangat e Saliut dhe e kishin marrë peng. Kur një njeri ka kurajon të shpikë këto histori kemi menduar një histori të stisur edhe nga avokati .por duke parë reagimet e mëpasshme edhe të Toni Gogut, ushtar i Veliajt më parë. Përdoret në mënyrë më meskine nga Edi Rama për të çuar mesazh. Do ishte e pamundur kjo histori të jetë e stisur. Vetëm nëse ka patur një mesazh mafioz është ngarkuar Oltion Gogu për t’ia çuar. Poshtërimi është në këtë nivel. Nuk mund të çojë ai një të dënuar apo një person të njohur të botës së krimit, nuk meriton Veliaj atë trajtim. Përdor një ish ushtar si Toni Gogu.
E kam patur kundërshtar Erion Veliaj. Pavarësisht përballjes politike, faktit që e kam patur kundërshtar politik. Nuk ka lënë mjet linçimi me mjete ekstra ligjore ndaj kundërshtarëve politikë. Nëse kjo histori është e vërtetë është një akt mafioz dhe të burgosurit duhet të garantohen të drejtat e tij.