Aktivistë dhe qytetarë vijojnë protestën në Tiranë

TIRANË, 15 gusht /ATSH/Qytetarë dhe aktivistë kanë vijuar edhe sonte protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Në ditën e 77-të të protestës nisur kundër investimit në Zvërnec, qytetarët artikulojnë të njëjtat kërkesa, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe ligjit të statusit të investitorit strategjik.
Gjithashtu, kërkohet dorëheqja e kryeministrit dhe të gjithë qeverisë, krijimi i një qeverie teknike tranzitore, ndryshime kushtetuese dhe miratimi i tyre me referendum ku përfshihet ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Pjesë e protestës së sotme ishin edhe nga diaspora shqiptare të ardhur nga vende të ndryshme ku përcollën mesazhe në mbështetje të Shqipërisë dhe bënë thirrje për ndryshim politik.
Sikurse në çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit vijojnë me marshimin në rrugët e Tiranës.
Dita e 77-të e protestës; Fotoreporter: Andrin Hoxha 1 nga 17/gj.m/r.e/