E Martë, 3 Nëntor 2026

Aktori Naun Shundi në luftë me sëmundjen e rëndë, MEKI: Mbulim i të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaroi sot opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.

Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë.

Përmes një njoftimi për shtyp, MEKI thekson se fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. “Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.

/m.m/j.p

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›